Diamond Pasta është nderuar me çmimin prestigjioz Superior Taste Award 2025 nga International Taste Institute në Bruksel. Ky institucion ndërkombëtar, i njohur për standardet e tij të larta, vlerëson produktet ushqimore më cilësore dhe me shije të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.
Makaronat Diamond, të prodhuara me grurë 100% cilësor dhe me përmbajtje të lartë proteinash (14%), dallohen për cilësinë, shijen dhe strukturën e tyre unike. Ky çmim është një njohje e rëndësishme për përkushtimin e markës ndaj përsosmërisë dhe inovacionit në industrinë ushqimore.
“Të shpallemi fitues të Superior Taste Award është një nder dhe motivim për të vazhduar misionin tonë, të ofrojmë produkte cilësore që sjellin kënaqësi në tryezat familjare,”
– përfaqësuesit e Pasta Diamond
Procesi i vlerësimit për këtë çmim është i rreptë dhe përfshin një panel ekspertësh kuzhine dhe somelierësh me përvojë të madhe ndërkombëtare. Produktet testohen me kujdes, duke u vlerësuar për shijen, aromën, strukturën dhe cilësinë e përgjithshme.
Ky vlerësim e pozicionon Diamond Pasta si një lider në tregun vendas, por edhe si një emër konkurrues ndërkombëtarisht. Me sloganin e saj “Vlerë në familjen tuaj”, Pasta Diamond vazhdon të ofrojë produkte që i japin një dimension të ri gatimit të përditshëm.
Kjo arritje tregon se përkushtimi ndaj cilësisë shpërblehet gjithmonë dhe se produktet Diamond janë zgjedhja më e mirë për ata që kërkojnë shije të shkëlqyer dhe ushqime të sigurta për familjet e tyre.