© 2025 Pasta Diamond.
Të gjitha te drejtat e rezervuara.

Diamond sjell në Shqipëri Miellin ‘Azzurra’

Fabrika Diamond, lider në treg për tregtimin e miellit në Shqipëri, rajon dhe më gjerë, ka sjellë në treg një risi të vërtetë me lançimin e Mielli Azzurra, mielli i gjeneratës së re që pritet të sjellë ndryshime në industrinë e miellit. Ky produkt unik përfaqëson një standard të ri cilësie, duke ruajtur embrionin e grurit dhe duke e pasuruar me elemente të rëndësishme për shëndetin, si zink, magnez, fibra dhe vitamina B1 dhe B10.

Gjatë prezantimit të tij, presidenti i grupit Agro Blend theksoi se Fabrika Diamond është prodhuesi i dytë në botë që e sjell këtë risi, duke e bërë një produkt unik për shqiptarët dhe më gjerë. Hedhja në treg e Mielli Azzurra vjen pas një pune intensive dyvjeçare kërkimi dhe zhvillimi me partnerë gjermanë, duke kombinuar ekspertizën ndërkombëtare me traditën lokale.

Drejtuesit e kompanisë dhe familja Ismaili, partnerë të biznesit prej më shumë se 15 vitesh, theksojnë se kjo bashkëpunim synon të sjellë cilësi dhe inovacion të vazhdueshëm në tregun shqiptar.

Përveç cilësisë dhe standardeve të larta, Mielli Azzurra ofron përfitime të shumta shëndetësore. Dietologët e vlerësojnë përdorimin e tij për gatime të përditshme dhe receta të veçanta, duke theksuar se konsumimi i këtij mielli mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës, është i përshtatshëm për personat me diabet, dhe pasuron dietën me minerale dhe vitamina të rëndësishme, duke ndihmuar në një imunitet më të fortë.

Përdorimi i Azzurra-s në prodhimin e bukës dhe produkteve të tjera me bazë miell sjell shije të shkëlqyer dhe konsistencë të lartë, duke e bërë tryezën më të pasur dhe më të shëndetshme. Produktet e fabrikës Diamond tashmë janë të pranishme në të gjitha familjet shqiptare, duke sjellë siguri, cilësi dhe inovacion në çdo recetë.

Herën tjetër që të përgatitni gatimet tuaja të preferuara, mendoni për Mielli Azzurra – një zgjedhje që kombinon shijen, cilësinë dhe përfitimet ushqyese në çdo gatim, duke e bërë tryezën tuaj më të shëndetshme dhe më të pasur me vlera.

Shpërnda në rrjete sociale:
Lajme dhe Evente

Të tjera