Mësoni se si Diamond mbështet brande ndërkombëtare në prodhimin e produkteve të tyre, dhe se si kompania juaj mund të bëhet pjesë e saj.
Private Label - Diamond
Një produkt i ri nga familja Diamond: Pasta Vittale.
E prodhuar me kujdes nga Fabrika e Makaronave Diamond, me proteina mbi 13% nga gruri i fortë kanadez, ajo siguron energji të qëndrueshme për një ditë aktive.
Vittale kombinon traditën e vjetër të makaronave me teknologjinë moderne, duke sjellë shijen dhe cilësinë më të mirë tek ju, gjithmonë me një çmim të arritshëm.
Private Label - Diamond
Një produkt i ri nga familja Diamond: Pasta Vittale.
E prodhuar me kujdes nga Fabrika e Makaronave Diamond, me proteina mbi 13% nga gruri i fortë kanadez, ajo siguron energji të qëndrueshme për një ditë aktive.
Vittale kombinon traditën e vjetër të makaronave me teknologjinë moderne, duke sjellë shijen dhe cilësinë më të mirë tek ju, gjithmonë me një çmim të arritshëm.
Përse ne?
Teknologjia moderne në fabrikën tonë garanton standarde të larta në çdo hap të prodhimit. Nga përzgjedhja e grurit të fortë kanadez e deri tek makineritë e fundit për përpunimin dhe paketimin e produkteve, çdo proces është i automatizuar dhe i monitoruar për cilësi dhe siguri.
Kjo lejon që produktet tuaja private label të ruajnë shijen e freskët, vlerat ushqimore dhe prezantimin perfekt në çdo paketim.
Private Label - Diamond
Cilësia e makaronave përcaktohet gjithmonë nga cilësia e përbërësve të papërpunuar, të cilët janë vetëm dy: mielli i semolina dhe uji.
Kjo është arsyeja pse ne përdorim grurë të fortë të cilësisë së lartë, të importuar nga Kanadaja, me përmbajtjen më të lartë të proteinave (14%).
Jetëgjatësia e cilësisë së makaronave varet edhe nga cilësia e ambalazhit, prandaj ne përdorim qese plastike mat të riciklueshme, për të ruajtur cilësinë dhe freskinë e makaronave dhe ndërkohë për të qenë miqësore me mjedisin. Produkti përfundimtar është padyshim makarona me cilësi të lartë që qëndron “al dente”.
Pasta Diamond
Makaronat e Diamond vijnë në forma të ndryshme: makarona të shkurtra, supë dhe të gjata. Nga Risoni dhe Stelline, të përgatitura për t’u gatuar në supë, te spageti dhe Buccatini për tu kombinuar me salca të ndryshme dhe për tu shërbyer si pjatë kryesore.
Pasta Diamond
Diamond është e hapur për bashkëpunimin ‘Private Label’, për më shumë informacion, na kontaktoni nëpërmjet formularit tone të aplikimit online.
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja gjatë shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos-pranimi ose tërheqja e pranimit mund të ndikojë negativisht në disa funksione dhe veçori të faqes.