© 2025 Pasta Diamond.
Të gjitha te drejtat e rezervuara.

Fabrika e Pasta Diamond

Mësoni më shumë rreth Fabrikës tonë

Pasta Diamond

Fabrika jonë

Fabrika e Miellit Diamond, e themeluar në vitin 2012, është një ndër investimet më moderne në industrinë ushqimore në Shqipëri dhe rajon.

E pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe me një kapacitet të lartë prodhimi, fabrika ka sjellë standarde të reja në prodhimin e miellit, duke u bërë një prej aktorëve kryesorë dhe më konkurrues në tregun rajonal.

Diamond ka fituar besimin e mijëra klientëve falë cilësisë së qëndrueshme dhe inovacionit. Sot, kompania furnizon me miell 25 kg rrjetin më të gjerë të furrave dhe fabrikave të brumit në Shqipëri, duke u bërë partneri i parë i zgjedhjes për industrinë e bukës dhe produkteve të brumit. Njëkohësisht, me miellin 1 kg, Diamond është i pranishëm në çdo familje shqiptare, duke qenë pjesë e përditshme e tryezës së konsumatorit.

Diamond mbulon tregun përmes një rrjeti të gjerë retail, duke qenë i pranishëm në çdo rrjet kryesor supermarketesh dhe dyqanesh ushqimore në vend. Kjo shtrirje e plotë e bën Diamond një emër sinonim të cilësisë, të njohur e të besuar si nga konsumatorët individualë ashtu edhe nga bizneset.

Një nga risitë më të mëdha është prodhimi i miellit me embrion gruri, ku Diamond renditet si kompania e dytë në botë që e sjell këtë produkt inovativ dhe me vlera të larta ushqyese në treg.

Ky pozicion e kthen Diamond në një pioner të industrisë ushqimore në Ballkan, duke ndërthurur traditën me risinë dhe duke sjellë produkte me cilësi superiore për tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Rreth Nesh - Diamond

Partneritet në
Private Label

Pasta Diamond ofron shërbimin ‘Private Label’ për markat e produkteve të makaronave.

Si funksionon: Ne i prodhojmë produktin partnerëve, ndërsa kompania në fjalë e shet nën markën e vetë.

Me teknologji italiane moderne dhe standarde ndërkombëtare, ne ofrojmë 15 lloje makaronash, cilësi të lartë dhe kapacitete të mëdha prodhimi.

Keni një biznes apo markë produktesh, dhe jeni të interesuar? Kontaktoni tani.

Prodhim ditor
0 ton
Çertifikime ndërkombëtare
0
Vite në treg
0 +

Pasta Diamond

Standarte ndërkombëtare

Pasta Diamond prodhohet duke ndjekur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

Fabrika e Pasta Diamond

Tekenologji bashkëkohore

Prodhim ditor
0 ton
Çertifikime ndërkombëtare
0
Vite në treg
0 +

Teknologjia moderne në fabrikën tonë garanton standarde të larta në çdo hap të prodhimit. Nga përzgjedhja e grurit të fortë kanadez e deri tek makineritë e fundit për përpunimin dhe paketimin e produkteve, çdo proces është i automatizuar dhe i monitoruar për cilësi dhe siguri.

Kjo lejon që produktet tuaja private label të ruajnë shijen e freskët, vlerat ushqimore dhe prezantimin perfekt në çdo paketim.

Prodhim ditor
0 ton
Vite në treg
0 +
Çertifikime ndërkombëtare
0

Pasta Diamond

Jeni Biznes apo Brand?

Diamond është e hapur për bashkëpunimin ‘Private Label’, për më shumë informacion, na kontaktoni nëpërmjet formularit tone të aplikimit online.