Përbërësit
- 230gr Pipe Rigate Diamond
- 57 gr gjalp me kripë
- 30 gr miell Mia
- 6 gr kripë
- Pak piper të zi
- 460 ml qumësht
- 100 gr mozzarella
- 460 gr djathë të grirë çedar.
Vendosni të ziejnë pastat në ujë me kripë për 7 minuta, kullojini dhe lërini mënjanë. Shkrini gjalpin në një tigan me nxehtësi mesatare, shtoni miellin duke trazuar vazhdimisht në mënyrë që të mos krijojë kokrriza. Rregulloni shijen me kripë e piper dhe vazhdoni të gatuani për rreth 5 minuta duke përzier përgjatë gjithë kohës. Shtoni qumështin duke vazhduar përzierjen edhe 5 minuta të tjera. Hiqni nga zjarri tiganin, shtoni djathrat dhe përzieni edhe për 2 minuta. Përzieni pastat me salcën dhe kalojini në një tavë. Vendoseni në furrë dhe piqeni për 20-25 minuta në 180 gradë.