Përbërësit
- 90 gr Stelline Diamond
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 266 gr pure domatesh
- 1 lugë kripë
- 700 ml ujë
Në një tenxhere mesatare nxehni vajin. Shtoni aty purenë e domateve dhe gatuajeni përreth 5 minuta duke e përzierë. Shtoni ujin e kripën dhe lëreni të ziejë. Në fund shtoni pastat dhe lërini të gatuhet përreth 6-7 minuta. Shërbejeni me bukë të thekur dhe parmigano të grirë.