Teknologji & Cilesi
Me teknologjinë Italiane më të avancuar dhe përkushtimin e pandalshëm për perfeksion, Pasta Diamond është sot një nga investimet më të rëndësishme dhe më moderne në industrinë ushqimore në rajon.
Cilësia premium, shija dhe standardet e larta të sigurisë ushqimore e bëjnë Diamond zgjedhjen e parë për familjet Shqiptare dhe kuzhinat profesionale që kërkojnë rezultate të përsosura në çdo pjatë.
Me një gamë të gjerë produktesh – nga makaronat e shkurtra, tek ato për supë dhe format klasike – Diamond sjell në tryezë: traditë, elegancë dhe shije që mbetet e veçantë në çdo recetë.
Pasta Diamond
Prej vitesh, Pasta Diamond bashkëpunon me kompani të ndryshme duke ofruar shërbim “Private Label” me standarde të larta cilësie, profesionalizëm dhe besueshmëri
Përse Pasta Diamond?
Cilësia e makaronave nis gjithmonë nga cilësia e përbërësve – dhe në thelb të çdo produkti Diamond qëndrojnë vetëm dy elementë: mielli i semolinës dhe uji i pastër.
Pikërisht për këtë arsye, Diamond zgjedh grurë të fortë premium, të importuar nga Kanadaja, i njohur për përmbajtjen e lartë të proteinave dhe karakteristikat që garantojnë strukturë të përsosur, elasticitet dhe shije autentike në çdo pjatë.
Përse Pasta Diamond?
Jetëgjatësia e cilësisë së makaronave nuk përcaktohet vetëm nga përbërësit, por edhe nga mënyra si ato ruhen.
Për këtë arsye, Pasta Diamond përdor ambalazh mat të riciklueshëm, i cili mbron produktin nga drita dhe lagështia, duke ruajtur freskinë, aromën dhe strukturën origjinale të makaronave.
Rezultati është një produkt i përsosur në çdo detaj – makarona me cilësi superiore, që qëndron “al dente” dhe i jep çdo pjate një përvojë të vërtetë italiane.
Përse Pasta Diamond?
Pasta Diamond është nderuar me Superior Taste Award 2025 nga International Taste Institute në Bruksel, duke konfirmuar cilësinë dhe shijen e shkëlqyer të makaronave tona.
Ky çmim reflekton angazhimin tonë për cilësi dhe përkryerje, duke bërë Pasta Diamond një zgjedhje të besueshme për familjet, si dhe bizneset Shqiptare.
Rreth Nesh - Diamond
Pasta Diamond ofron shërbimin ‘Private Label’ për markat e produkteve të makaronave.
Si funksionon: Ne i prodhojmë produktin partnerëve, ndërsa kompania në fjalë e shet nën markën e vetë.
Me teknologji italiane moderne dhe standarde ndërkombëtare, ne ofrojmë 15 lloje makaronash, cilësi të lartë dhe kapacitete të mëdha prodhimi.
Keni një biznes apo markë produktesh, dhe jeni të interesuar? Kontaktoni tani.
Pasta Diamond
Pasta Diamond prodhohet duke ndjekur standardet më të larta ndërkombëtare të cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
Fabrika e Pasta Diamond
Teknologjia moderne në fabrikën tonë garanton standarde të larta në çdo hap të prodhimit. Nga përzgjedhja e grurit të fortë kanadez e deri tek makineritë e fundit për përpunimin dhe paketimin e produkteve, çdo proces është i automatizuar dhe i monitoruar për cilësi dhe siguri.
Kjo lejon që produktet tuaja private label të ruajnë shijen e freskët, vlerat ushqimore dhe prezantimin perfekt në çdo paketim.
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja gjatë shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos-pranimi ose tërheqja e pranimit mund të ndikojë negativisht në disa funksione dhe veçori të faqes.