Sallatë e ftohtë me Penne

Përbërësit

  • 300 gr Rigatoni Diamond
  • 25 gr miell Diamond
  • 300 ml qumësht
  • 125 gr pecorino i grirë
  • 1 pako me tuna
  • 165 gr misër i ëmbël
  • 1 grusht majdanos i grirë.

Nxehim furrën në 180 gradë. Ziejmë pastat për 2 minuta më pak se udhëzimet e paketimit. Për të përgatitur salcën shkrijmë 25 gr gjalp, shtojmë 25 gr miell dhe gatuajmë për 1 min. Më pas shtojmë 300 ml qumësht. E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojmë pecorinon. Kullojmë pastat dhe bashkojmë me salcën. Shtojmë tunën, misrin dhe majdanozin. E transferojmë masën në një enë ku do të bëjmë pjekjen dhe pjekim për 15-20 minuta.